Top News – Rihapet Australia… / ’Është koha t’i kthehemi jetës normale’

Australia do të rihapë kufirin e saj ndërkombëtar nga nëntori, duke lejuar fillimisht udhëtimin e qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit dhe të të afërmve të tyre. Që nga marsi i vitit 2020, vetëm disa australianë dhe të tjerë janë lejuar…

Top News  - Rihapet Australia... / ’Është koha t’i kthehemi jetës normale’

Source

0
(0)

Australia do të rihapë kufirin e saj ndërkombëtar nga nëntori, duke lejuar fillimisht udhëtimin e qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit dhe të të afërmve të tyre.
Që nga marsi i vitit 2020, vetëm disa australianë dhe të tjerë janë lejuar të hynë në këtë vend, për shkak të rregullave strikte kundër koronavirusit. Udhëtimi jashtë ka qenë gjithashtu i ndaluar. “Është koha që australianët t’i kthehen jetës normale”, tha kryeministri Scott Morrison. Megjithatë, vetëm shtetet që arrijnë vaksinimin e 80 për qind të popullsisë do të kenë fillimisht lirinë e udhëtimit. Aktualisht, njerëzit mund të largohen nga Australia vetëm për arsye të jashtëzakonshme, siç është puna esenciale ose vizita e një të afërmi të sëmurë. Hyrja lejohet për qytetarët australianë dhe të tjerët me përjashtime, por edhe numri i njerëzve që arrijnë atje ka kufizime. Kjo ka bërë që dhjetëra mijëra njerëz të bllokohen jashtë shtetit. Udhëtimi për shtetasit e huaj nuk do të hapet menjëherë, por Qeveria tha se po punon për “mirëpritjen e turistëve përsëri”. Politika e ka ndihmuar Australinë që t’i parandalojë shpërthimet masive të koronavirusit, por ka qenë kontroverse për shkak të ndarjes së familjeve.

Pamje : AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Australia#Rihapet#TopChannel

0 / 5. 0