Top News – Blen 120 tanke amerikane / Australia, marrëveshje 3.5 miliardë dollarëshe

Australia ka pranuar një marrëveshje 3.5 miliardë dollarëshe me SHBA për blerjen e më shumë se 120 tankeve dhe mjeteve të tjera të blinduara për të rritur arsenalin e saj. Ministri australian i mbrojtjes, Peter Dutton, e konfirmoi marrëveshjen e…

Top News  - Blen 120 tanke amerikane / Australia, marrëveshje 3.5 miliardë dollarëshe

Source

0
(0)

Australia ka pranuar një marrëveshje 3.5 miliardë dollarëshe me SHBA për blerjen e më shumë se 120 tankeve dhe mjeteve të tjera të blinduara për të rritur arsenalin e saj. Ministri australian i mbrojtjes, Peter Dutton, e konfirmoi marrëveshjen e re të hënën, pasi shba e miratoi më herët atë, vitin e kaluar.
Australia do të blejë kështu 75 tanke të reja M1A2 abrams, 29 mjete pastrimi eksplozivësh, 17 mjete sulmi dhe gjashtë mjete të tjera të blinduara. Të gjitha këto do ti japin ushtarëve të saj mundësinë më të mirë për sukses dhe mbrojtje nga dëmtimet në të ardhmen – tha ministri.
Australia do të shpenzojë mes 30 deri në 42 miliardë dollarë në mjete të blinduara, vitet e ardhshme. Marrëveshja sidoqoftë ka ndezur një debat për nevojat ushtarake të australisë, me disa ekspertë të sigurisë kombëtare që argumentojnë se mjetet e rënda, të blinduara, nuk do të ishin të nevojshëm në një konflikt detar dhe ajror me një fuqi botërore si Kina. Më herët, australia shkaktoi jo pak zhurmë pas nënshkrimit të aleancës AUKUS me SHBA dhe Britaninë e madhe, për nëndetëse me fuqi bërthamore.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Australia#Tanket#TopChannel

0 / 5. 0