Top News – Bashkë kundër Kinës! / Britania, SHBA dhe Australia, pakt historik

Britania e Madhe, SHBA dhe Australia kanë shpallur një pakt historik në azi dhe paqësor, në atë që duket se është një përpjekje për të zbrapsur Kinën. Pakti do ta lejojë Australinë të ndërtojë nëndetëse bërthamore për të parën herë,…

Top News  - Bashkë kundër Kinës! / Britania, SHBA dhe Australia, pakt historik

Source

0
(0)

Britania e Madhe, SHBA dhe Australia kanë shpallur një pakt historik në azi dhe paqësor, në atë që duket se është një përpjekje për të zbrapsur Kinën. Pakti do ta lejojë Australinë të ndërtojë nëndetëse bërthamore për të parën herë, duke përdorur teknologji të siguruar nga SHBA. Pakti që do të njihet si Aukus, do të mbulojë edhe inteligjencën artificiale dhe teknologjitë kibernetike dhe kuantike. Ai është partnershipi më i madh në mbrojtje mes vendeve, në dekada – thanë analistët. Ambasada e Kinës në Uashington, reagoi duke akuzuar vendet për një mentalitet të luftës së ftohtë dhe paragjykim ideologjik. Vitet e fundit, demokracitë perëndimore kanë shprehur të gjitha shqetësim për rritjen e kapaciteteve ushtarake të Kinës. Partnershipi i ri ka si qëllim të promovojë sigurinë dhe prosperitetin në rajon – tha presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologu i tij australian, Scott Morrison në një konferencë të përbashkët për shtyp. Pakti bën që australia të hedhë poshtë një marrëveshje 31 miliardë euroshe që kishte nënshkruar me Francën në 2016-ën për të ndërtuar 12 nëndetëse. Analistët vërejnë se kjo është marrëveshja më e madhe e sigurisë mes tre vendeve që nga lufta e dytë botërore. Pakti do të fokusohet tek kapacitetet ushtarake. Biden, Johnson dhe Morrison nuk iu referuan në mënyrë direkte kinës, por thanë se sfidat e sigurisë rajonale janë rritur ndjeshëm. Forcimi ushtarak i Kinës dhe agresioni në rritje i saj në fakt ka shqetësuar fuqitë rivale vitet e fundit. Në të shkuarën, australia ka patur marrëdhënie të mira me Kinën, por situata ka ndryshuar vitet e fundit mes tensioneve të shumta politike. Ekzistenca e nëndetëseve bërthamore në Australi, është kritike për ndikimin amerikan në rajon e kjo ka bërë që SHBA të ndajë teknologjinë e saj të nëndetësve për të parën herë në 50 vite, pasi më herët e kishte bërë këtë vetëm me Britaninë e madhe. Australia do të bëhet tani vendi i shtatë në botë që do të zotërojë nëndetëse bërthamore, pas SHBA, Britanisë, Francës, Kinës, Indisë dhe Rusisë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#China#TopChannel

0 / 5. 0