Top Channel/ Australia e vulos: Hyjmë në luftë për Tajvanin, po hyri SHBA-ja!

Do të ishte “e paimagjinueshme” që Australia të mos bashkohet me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni do të ndërmerrte veprime për të mbrojtur Tajvanin, deklaroi ministri australian i Mbrojtjes Peter Dutton. Pak ditë më parë, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony…

Top Channel/ Australia e vulos: Hyjmë në luftë për Tajvanin, po hyri SHBA-ja!

Source

0
(0)

Do të ishte “e paimagjinueshme” që Australia të mos bashkohet me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni do të ndërmerrte veprime për të mbrojtur Tajvanin, deklaroi ministri australian i Mbrojtjes Peter Dutton. Pak ditë më parë, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të ndërmarrin “veprime” nëse Kina përdor forcën për të ndryshuar status quo-në mbi Tajvanin. Dutton e bëri të qartë se vend ii tij do të qëndrojë në krah të aleatit të vet te madh. “Nëse Shtetet e bashkuara e hedhin atë hap, ne do t`i mbështesim. Mendoj se duhet të jemi të sinqertë dhe të shikojmë të gjitha faktet, të gjitha rrethanat”, u shpreh ai. Ushtria kineze nisi patrullimet ushtarake në drejtim të ngushticës së Tajvanit, pasi në ishull mbërriti një delegacion i Kongresit amerikan, lëvizje kjo që e acaroi së tepërmi Pekinin. “Kina e ka bërë shumë të qartë qëllimin e saj për të marrë Tajvanin dhe ne duhet të sigurohemi që do të kemi një nivel të lartë gadishmërie dhe përgatitjeje, i cili do të vendoste vendin tonë në një pozicion më të fortë”, u shpreh Dutton. Pekini nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës ndaj ishullit që e sheh si provincë të shkëputur të tijën, megjithatë nuk ka dhënë shenja se lufta do të jetë e afërt, edhe pse kjo mund të jetë pjesë e strategjisë së tij..

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Australia#SHBA#TopChannelNews

0 / 5. 0